Lajme

Transportonin 7 sirianë klandestinë, arrestohen dy persona në Fier

Dy persona kanë rënë në pranga në Fier, pasi transportonin shtatë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Në makinën e 25-vjeçarit Mikel Hoxha, nga Tirana ishin katër sirianë dhe u kapën në lagjen “1 Maji” të Fierit. Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” u gjetën tre sirianë në mjetin e Xhuljan Bullari, 22 vjeç, po nga Tirana.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë