Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e mbrëmshme në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Dy përballjet më të forta që janë luftuar deri në fund, kanë qenë ato mes Denverit me Dallasin dhe ajo mes Indianas dhe Oklahamas. Sakaq Jutah Xhez ka dominuar në të gjitha periodat me Minesotën. 120 – 100 është përballur sfida, që tashmë i jep Jutah një atyre një mundësi për të mbajtur distancën me Sakramenton e vendit të 9-të. Këta të fundit kanë vazhduar të humbasin terren, pasi janë mposhtur nga Boston Sëlltiks. Përballja ishte e luftuar deri në fund, por Sëlltiks ia dolën të fitojnë me rezultatin 126-120.
Ndërkohë një mbrëmje negative për Los Anxhelos Lejkërs që janë rikthyer te humbja. Këtë herë Lebron nuk i ka shpëtuar dot nga disfata me Toronton, duke u mundur me shifrat 111-98.
NBA – Rezultatet:
Indiana – Oklahoma, 108-106
Orlando – Kliveland, 120-91
Boston – Sakramento, 126-120
Toronto – Lejkërs, 111-98
Jutah Xhez – Minnesota, 120-100
Denver – Dallas, 100-99
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.