Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa elektrizoi fushën e blertë në Kiev para se të binte bilbili për fillimin e finales së madhe të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.
Dua Lipa këndoi superhitin e saj “New Rules”, që e ka bërë artisten shqiptare të kalojë një miliardë shikime në Youtube.
Më herët, këngëtarja shqiptare u shpreh se ndihej e nderuar që i ishte kërkuar nga UEFA dhe Pepsi të performonte në ceremoninë e hapjes se finales së Champions League.
“Kjo është një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë. Po pres me padurim për të performuar para tifozëve dhe të jem pjesë e një ngjarjeje kaq emocionuese. Jam duke planifikuar të sjell një shfaqje të paharrueshme” – u shpreh Dua Lipa dhe mbrëmja e 26 majit rezultoi të ishte e tillë.
Dua Lipa shtoi një tjetër “notë të lartë” në karrierën e saj artistike, pas dy cmimeve, me të cilat u nderua në BRIT Awards, më herët gjatë këtij viti.
Finalja e Champions League luhet në stadiumin Olimpik të Kievit dhe transmetohet në 220 vende të botës.
Pas performancës në fushë, mësohet se Dua Lipa u zhvendos në tribunën e stadiumit nga ku bëri tifo për Liverpool, megjithëse ekipi anglez humbi përballë spanjollit Real Madrid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.