Jete & Stil

Kur udhëtimet i kthen në para

Kristin Addis nga California, ka lënë punën e saj si bankiere për të udhëtuar në shumë vende të botës. Kristin ka udhëtuar në pothuajse 60 vende të botës që nga shtatori i vitit 2012.

Dhe që nga ajo kohë 31-vjeçarja hapi një blog ‘Be My Travel Muse’ ku udhëtarët mund të kërkojnë kur dëshirojnë të kosultohen në lidhje me përvojat e udhëtimit.

“Po udhëtoj në gjithë globin dhe mënyrën time të jetesës e ndaj në këtë blog. Kaloja orë të tëra në kërkim të kryeqyteteve të vendeve të largëta anembanë botë vetëm për të imagjinuar se si do të ndihesheshe po të ishe atje, shkruaja histori imagjinative dhe i botoja gjatë gjithë kohës,”-tha ajo.

Ajo u shpreh se puna e saj si bankiere investimesh e bëri që të ndryshojë mënyrën e jetesës.

“Kam punuar si një bankiere investimi për katër vjet në Neëport Beach, i cili më shtyu të bëj një ndryshim. Kam shitur çdo gjë që kisha dhe nisa të udhëtoja vetëm.”

Ajo gjithashtu ka shkruar edhe dy libra ‘Malet pushtues: Si të udhëtoni vetëm botën pa frikë’, një udhërrëfyes për femrat që udhëtojnë vetëm dhe ‘Një mijë fillime të reja’, një kujtim i vitit të saj të parë që udhëtonte vetëm në Azi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë