Disa zyra të prokurorisë së Durrësit janë grabitur gjatë natës, ndërkohë që personeli i saj është duke kryer inventarin për të saktësuar se çfarë dokumentesh mungojnë. Ngjarja e paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm fillimisht nga pastruesja e institucionit, e cila ka parë dyert e dhunuara. Kjo është hera e dytë që persona të paidentifikuar vënë në shënjestër vjedhjen e materialeve të prokurorisë, pasi në 8 maj iu vodhën disa dokumente postierit të institucionit. Policia po heton për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që grabitësit mendohet se kanë pasur si qëllim zhdukjen e dokumenteve që përbëjnë prova për persona që janë nën hetim nga organi i akuzës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.