Sociale

90 mijë doza AstraZeneca mbërrijnë në fundjavë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit në Kamëz, ku kanë shpjeguar se ditën e shtunë vijnë edhe 90 mijë doza të AstraZeneca-s nëpërmjet Covax. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID19. Ndërkaq vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Ministrja shtoi gjithashtu se sot arrijmë në 300 mijë vaksinime, mbi 200 mijë të moshuar tashmë kanë kryer dozën e parë të vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë