Sociale

87 programe studimi rrezikohen të mbyllen në 6 universitetet publike

Sipas organizatës jofitimprurëse Qëndresa Qytetare, rrezikohen të mbyllen rreth 87 programe studimi në universitetet publike. Kjo vjen si pasojë e tkurrjes së numrit të studentëve vit pas viti. Në ditën e parë të universitetit u bë m dije se janë drejt mbylljes 2 fakultete u mbyllën në universitetin e Gjirokastrës, 2 në universitetin e Shkodrës dhe 1 në universitetin e Korçës.
“Vitin e kaluar rrezikuan 47 degë studimi por vetëm 7 u mbyllën, për shkak të manovrave që departamentet bënë. Këtë vit jemi në një situatë më të rëndë , flasim për fakultete që rrezikojnë jo vetëm degë studimi. E kështu vëmë edhe në pikëpyetje ekzistencën e universitetit. Rrezikojnë 87 degë studimi për tu mbyllur dhe në bazë të burimeve zyrtare që kemi janë mbyllur në të gjitha universitetet deri më tani 16 degë,” është shprehur Rigels Xheomllari në një deklaratë për mediat.
Ndër të tjera ai është shprehur se degët që rrezikojnë më së shumti të mbyllen janë, fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Shoqërore, të cilat janë në këtë gjendje për shkak të kriterit të mesatares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë