Sociale

85-vjeçari në Shkodër i infektuar, por nuk vdiq nga Covid-19

Pas njoftimeve se në Shkodër ishte shënuar një tjetër viktimë sot, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka sqaruar se, 85 vjeçari i cili ka ndërruar jete në shtëpinë e tij në Shkodër nuk ka vdekur si pasoj e infektimit me Covid-19  siç është bere e ditur nga mediat.

Ministria sqaron se personi me inicialet E.L  prej dy muajsh qëndronte i paralizuar dhe vuante nga, diabeti millitus , sëmundje kardiake dhe hipertensioni, ndërkohë ka ndërruar jetë si pasoj e infarktit të miokardit . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu ka theksuar se pas analizave të kryera i ndjeri ka rezultuar pozitiv COVID-19 dhe ishte aspimtomatik, por ky nuk ishte shkaku i vdekjes se tij. Lajmi është bere i ditur nga mjeku i familjes se te ndjerit .

Ndërkohë sot gjatë paradites, mjekja Marjeta Dervishi nga ISHP,  ka bërë me dijë se në vendin tonë janë shtuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 17 pacientë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë