Lajme

82 raste të reja me Covid-19, vdes një 68 vjeçar në Spitalin Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit  ka ndërruar jetë një 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga sëmundja e mushkërive, duke u bërë viktima e 37 në vend, ndërsa janë raportuar 82 raste të infektuara. Mjekja Marjeta Dervishi ka deklaruar se rastet e treja të konfirmuara janë kontate të rasteve të mëparëshme, por edhe raste të reja, ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve sot është 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 të  prekur në Korçë dhe Pukë. Dervishi bëri me dije se janë shëruar edhe 9 qytetarë.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjmë apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike,” shtoi mjekja, tek sa theskoi se  virusi është ende prezent dhe qytetarët duhet të kenë sa më shumë kujdes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

 Tiranë 271

Shkodër 86

Krujë 72

 Durrës 33

 Kamëz 30

Vlorë 28

 Lushnjë 12

 Pukë 11

 Elbasan 8

Fier 6

Lezhë 3

 Kukës 2

Tropojë 2

Mallakastër 2

Korçë 2

Berat 1

 Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë