Ngjarje

80% e testeve të shpejta nga Kina nuk funksionojnë

Një gazetë çeke zbuloi të hënën se 80 për qind e testeve të shpejtë nga Wuhan japin rezultate të gabuara, duke detyruar punonjësit e kujdesit shëndetësor të përsërisin testet në laboratorët klasikë.
Ndërsa, në 18 mars kishte thashetheme që qeveria kineze i dhuroi Republikës Çeke 150.000 teste të shpejta, ndërkohë që media raporton se Ministria e Shëndetësisë në Republikën Çeke pagoi rreth 546.000 dollarë për 100.000 teste të shpejta.
Sidoqoftë, faqja e lajmeve “iROZHLAS” të hënën zbuloi se punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë zbuluar se deri në 80 për qind të testeve kineze japin rezultate të gabuara dhe kështu ekspertët e shëndetësisë, kanë sugjeruar që këto teste të përdoren si një test i dytë për personat që shërohen dhe rezultojnë negativ në testin e parë për koronavirusin e ri. Sipas epidemiologes Pavla Svrcinova, rajoni Moravian-Silesian do të vazhdojë të kryejë testimin laboratorik ku ka kapacitet për të kryer 900 testime në ditë.

https://twitter.com/akoz33/status/1242329464647925761

“Ne i kemi kontrolluar testet e shpejta në Spitalin Universitar në Ostrava, por për fat të keq shkalla e gabimit ishte mjaft e lartë. Fillimisht testuam personat e dyshuar me testin e shpejtë, por fatmirësisht u treguam larg pamës dhe tamponët i testuam përsëri në laborator dhe pikërisht atëherë kuptuam se testet dilnin gabim,” tha Svrcinova.

Foto ilustruese

Sidoqoftë, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm Jan Hamacek i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve atje tha që ndoshta është zgjedhur një metodologji e gabuar.
"Sipas mendimit tim, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zbulim skandaloz," tha Hamacek pas një mbledhjeje të qeverisë.
Sipas Hamacek, testet e shpejta kineze mund të përdoren tek një person i shëruar i cli duhet të rrijë në karantinë për 14 ditë të tjera. Udhëheqësi tha se sipas mendimit të tij, do të ishte më e përshtatshme të përdoret testi i reaksionit të zinxhirit polimerazë (PCR) (test laboratorik konvencional) për të zbuluar sëmundjen në një fazë të hershme./Taiwan News/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë