Sociale

8 të vdekur, 879 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 8 qytetarë e kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 - Statistika (26 janar 2021)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 284
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3605

Testime totale 340,321
Raste pozitive 73,691
Raste të shëruara 44,880
Raste Aktive 27,479
Humbje jete 1332

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16040
Fier 2072
Durrës 1499
Shkodër 1369
Elbasan 1226
Vlorë 1090
Lezhë 990
Korçë 899
Berat 890
Gjirokastër 532
Dibër 452
Kukës 420


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë