Sociale

Covid-19/ 8 raste të reja, 2 prej tyre mjekë. Shtohet edhe Kukësi

Deri të martën në mesditë, në 24 orë janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 2 prej të cilëve janë personel shëndetësor. Eugena Tomini nga ISHP ka deklaruar se janë testuar 236 person të dyshuar, të cilët 45 prej tyre kanë qenë personel shëndetësor, kryesisht në Spitalin e Shkodrës.
Ekspertja deklaroi se 2 persona nga personeli shëndetësor ishin nga Shkodra dhe nga Kukësi, ndërkohë kurba e mostrave të testuara, është e qëndrueshme këto dy javë.
Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 248. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet Covid aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë,” shprehet Tomini.
Shpërndarja gjeografike e rasteve shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në qytetet Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë vendet e prekura vijojnë:

  • Tiranë 227 raste
  • Durrës 42 raste
  • Lushnje 6 raste
  • Elbasan 15 raste
  • Fier 32 raste
  • Kavajë 8 raste
  • Rrogozhinë 4 raste
  • Korçë 17 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 71 raste
  • Lezhë 14 raste
  • Berat 2 rast
  • Has 13 raste
  • Krujë 6 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 5 raste
  • Mirditë 3 raste
  • Kukës 1 rast

Tomini deklaroi edhe një herë se qytetarët duhet të respektojnë masat e marra dhe kryesisht të evitojnë vizitat tek të afërmit. Ndërkohë ekspertja bëri me dije se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes, të telefonojnë numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të telefonojnë numrin 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë