Lajme

8 Marsi, sivjet një ditë proteste

Periudha e trazirave në të gjithë vendet e Ballkanit tregon se nuk do të ketë shenja qetësie, pasi protestat e shumta vazhdojnë edhe këtë javë. Në këtë valë protestash, edhe në 8 mars mendohet të organizohet një protestë e madhe për nder të ditës ndërkombëtare të grave. Kjo protestë është e organizuar nga shoqata “Unë, Gruaja” dhe AWEN-Albanian Women Empowerment Network, të dyja organizata jo fitimprurëse që kanë qëllim mirëqenien e vajzave dhe grave. Protesta e cila do të zhvillohet në orën 11 në qendrat e qyteteve kryesore, tregon se këtë herë dita e gruas do të shënohet ndryshe. Sipas organizatave, ndryshe nga protestat e tjera që janë politike, ky 8 mars do të jetë i dedikuar vërtetë për gratë. Ky 8 Mars vjen me 8 viktima më shumë, gra dhe vajza dhe kjo, sipas organizatave, është është një arsye më shumë që të rikthehet narrativa e munguar mbi të drejtat e grave, për të drejtat në punë dhe barazinë në mundësi.

“Në këtë 8 Mars duhet protestuar!
Le të mbajmë Zi. Zi për heshtjen institucionale. Zi për heshtjen e shoqërisë përballë padrejtësive ndaj grave dhe vajzave në çdo hallkë të këtij realiteti patriarkal. Ne refuzojmë të jemi viktimat e radhës! Ne nuk i përkasim askujt veç vetes. Mjaft më me gra të vrara! Të veshura dhe të veshur në të zeza, ne burra dhe gra kërkojmë drejtësi për viktimat! Kërkojmë një sistem të drejtë që mbron çdo grua dhe vajzë në Shqipëri! Kërkojmë që çdo grua të ketë ZË!,” thuhet më tej në postimin e shoqatës AWEN.

https://www.facebook.com/dervishiivana/videos/10156141683378061/UzpfSTIwNTUzNjE1NjIzMDA2NjoyMDc1NzQwODk5MjA5NTcz/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë