Sociale

71 të infektuar nga COVID-19, dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 62 vjecar nga Tirana, i cili ishte prej ditësh në terapi intensive. Ndërkohë janë konfirmuar 71 raste të reja pozitive me Covid-19.
Genta Qirijako nga ISHP bëri me dije se shpërndarja gjeografike e të ptekurve është 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
"Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës," deklaroi Qirijako.
Më tej mjekja i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë distancën sociale, të ruajnë higjienën dhe të lajnë duart vazhdimisht.
Më tej Qirijako tha se nëse qytetarët kanë shenja klinike të telefonojnë në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për këshillim të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë