Sirio Persichetti është një 7-vjecar nga Italia i cili ka tetraplegji spastike, një formë e paralizës cerebrale. Ai nuk mund të flasë e as të ushqehet vetë, por këto nuk e kanë ndaluar të frymëzojë shumë njerëz.
Mamaja e tij, Valentina vendosi të hapë një llogari të tij për të treguar përditshmërisë e djalit dhe kurrë nuk mendoj se do kishte aq shumë njerëz që do e mbështesin.

“Ne donim vetëm të tregonim se me pak durim dhe dëshirë, familjarët kanë në dorë tju mundësojnë fëmijëve me aftësi ndryshe një jetë normale në sytë e tyre” tregon mamaja e tij.
Ajo shprehet se nuk mendonte se do të kishte kaq shumë mbështetje dhe prindër që ishin në të njëjtën situatë që i thonin se ajo i ka ndihmuar shumë.

Ajo poston video dhe fotografi të djalit që shkon në shkollë, shëtit apo dhe luan me vëllain e tij.
Tashmë Sirio është bërë një frymëzim për të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje