Sociale

7 të vdekur, 673 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të prekur nga Covid-19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.
Janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. Ndërsa rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan,
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar," shpjegon Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë