Analize

7 konfliktet që e presin botën në 2019-ën!

Në një botë me më pak rregulla, e vetmja e vërtetë për liderët autoritarë në mbarë botën është të shtypin këto që del kundër tyre.

Ndërkohë që epoka e lidershipit amerikan zbehet, rendi botëror po zhytet dita-ditës në kaos, udhëheqësit në mbarë botën po testojnë kufizimet e demokracisë, për të zgjeruar pushtetin dhe për të rritur ndikimin e tyre duke u përfshirë shpesh në konflikte të huaja.

Erozioni i ndikimit perëndimor dhe rritja e impaktit të Moskës dhe Pekinit ka të ngjarë të vendosë fatin e konflikteve të shumta që do të na shoqërojnë edhe përgjatë vitit 2019.

Megjithatë, për më mirë dhe për keq, fuqia dhe aleancat e SHBA për vite kanë formësuar çështjet ndërkombëtare, kanë vendosur kufij dhe struktura rajonale. Ndërsa ndikimi i Perëndimit zvogëlohet, udhëheqësit autokratë anembanë botës po përpiqen të shohin se sa larg mund të shkojnë.

Jemen

Nëse një vend ka mbajtur mbi shpatulla barrën e papërgjeshmërisë ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, ai është Jemeni. Kriza humanitare atje, e cila është më e keqja në botë, mund të përkeqësohet më tej në vitin 2019 nëse lojtarët kryesorë nuk e shfrytëzojnë mundësinë e krijuar gjatë javëve të fundit nga i dërguari i posaçëm i OKB, Martin Griffiths, në arritjen e një armëpushimi. Pas më shumë se katër viteve luftë dhe rrethimit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gati 16 milionë jemenas përballen me uri të tejskajshme.

Lufta filloi në fund të vitit 2014, pasi rebelët Houthi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga kryeqyteti. Ajo u përshkallëzua, kur Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan bombardimet dhe bllokimin e Jemenit, duke synuar të vendosnin sërish qeverinë e dëbuar. Fuqitë perëndimore mbështetën fushatën e udhëhequr nga Sauditët.

Në fund të vitit 2018, milicitë jemenase të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe rrethuan një port të kontrolluar nga rebelët Houthi, përmes të cilit kalonin ndihma humanitare për miliona jemenas të uritur. Koalicioni ishte i bindur se marrja e portit do të shtypte rebelimin por pasojat e një ofensive të tillë do të ishin pothuajse të paimagjinueshme.

Megjithatë presioni i SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit mund të intensifikohet në vitin 2019. Senati tashmë ka votuar për të shqyrtuar legjislacionin që ndalon përfshirjen e SHBA-ve në luftë dhe sapo demokratët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar, ata pritet të punojnë më intensivisht në këtë drejtim.

Kjo dhe më shumë do të nevojiten për t'i dhënë fund luftës së Jemenit ose të paktën vendoset një armëpushim përpara se gjendja të përkeqësohet. Të gjitha partitë, Houthët dhe kundërshtarët e tyre jemenas, por edhe sauditët, duhet të ulen në tryezën e bisedimeve Vetëm presioni i Europës, Omanit dhe Iranit ndaj rebelëve nga presioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Arabinë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i japë fund këtij konflikti të përgjakshëm.

Afganistan

Nëse Jemeni është katastrofa më e keqe humanitare në botë, Afganistani është vendi që ka parë luftimet më vdekjeprurëse. Në vitin 2018 lufta vrau më shumë se 40.000 luftëtarë dhe civilë. Vendimi i Trump për largimin e gjysmës së forcave amerikane nga Afganistani solli të tjera shqetësime. Në parim, Uashingtonit sinjalizoi se është gati të tërhiqet dhe të përforcojë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit. Por largimi i Shteteve të Bashkuara mund të përkeqësojë situatën vitin e ardhshëm.

Luftëtarët talebanë tani kontrollojnë në mënyrë efektive ndoshta gjysmën e vendit, duke bllokuar rrugët e transportit dhe duke rrethuar fshatrat dhe qytetet. Sulmet ajrore amerikane nuk e kanë frenuar vrullin e tyre.

Në shtator, Uashingtoni emëroi diplomatin Zalmay Khalilzad si të dërguarin kryesor për bisedimet e paqes, duke sinjalizuar se Trump ishte i gatshëm për t'i dhënë fund luftës. Udhëheqësit talebanë duket se po i marrin seriozisht bisedimet, por kërkojnë si kusht që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për tërheqjen e plotë të forcave ndërkombëtare.

Tërheqja e 7,000 trupave në vetvete ndoshta nuk do të jetë vendimtare, pasi forcat amerikane kanë kryesisht rol mbështetës.. Megjithatë, të gjitha palët e kuptojnë se një tërheqje e shpejtë e SHBA-së mund të provokojë një luftë të re civile, një rezultat që askush, përfshirë talibanët, nuk dëshiron. Irani, Pakistani, Rusia dhe Kina po ashtu duan që amerikanët të largohen përfundimisht nga Afganistani, por asnjëri prej tyre nuk dëshiron një tërheqje të shpejtë pasi e kanë të qartë se largimi i papritur i Amerikës do të çojë drejt kaosit.

Tensionet amerikano-kineze

Përplasjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka të ngjarë të çojnë drejt një konflikti vdekjeprurës, pavarësisht se sa e hidhur është lufta tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit. Por prapëseprapë, retorika në mes dy superfuqive është gjithnjë e më luftarake. Nëse marrëdhëniet, që tashmë janë në pikën e tyre më të ulët dhe që nga protestat në Tiananmen gati tre dekada më parë, vazhdojnë të përkeqësohen, rivaliteti mes Uashingtonit dhe Pekinit mund të ketë pasoja më të rënda gjeopolitike sesa të gjitha krizat e tjera së bashku.

Shumica e politikanëve të Uashingtonit thonë se Pekini i ka shfrytëzuar institucionet dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në interes të tij dhe se dëshiron të sfidojë rendin botëror.

Kjo ka të ngjarë të mos jetë e vërtetë, Por Pekini është gjithnjë më i gatshëm të kontrollojë institucionet multilaterale dhe rajonin e saj. Në Azi Kina po fuqizon sferën e saj të ndikimit dita-ditës, duke minuar aleancat dhe interesat e SHBA-së.

Donald Trump DHE Xi Jinping

Edhe pse rreziqet e konfliktit të drejtpërdrejtë mbeten të pakta, Deti i Kinës Jugore vazhdon të jetë një “minë me sahat”. Dy dekadat e fundit forcat kineze dhe avionët amerikanë janë përplasur herë pas herë në këtë rajon. Flotat e Pekinit kontrollojnë 90 për qind të Detit të Kinës Jugore, duke u ndalur vetëm pak milje larg nga brigjet vietnameze, malaziane dhe filipinase.

Nga perspektiva e Pekinit, manovra të tilla janë procedura standarde operative, pasi Kina dëshiron që të shuajë ndikimin e Shteteve të Bashkuara në rajon. Por disa nga vendet më të vogla të Azisë Juglindore janë kundër përhapjes së ndikimin kinez dhe disa i kërkojnë Uashingtonit mbrojtje. Nëse Amerika vendos t’i përgjigjet kërkesës së tyre do të sfidonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vullnetin e Kinës në shtëpi.

Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani

Ashtu si viti 2018, edhe 2019-ta paraqet një rrezik të madh konfrontimi, me ose pa dashje, që përfshin Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Izraelin dhe Iranin. Tre të parat ndajnë një pamje të përbashkët se qeveria në Teheran paraqet një kërcënim për rajonin dhe se ka nevojë për frenim. Për Uashingtonin, kjo pikëpamje ka justifikuar tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, rikthimin e sanksioneve, retorikës më agresive dhe kërcënimet për hakmarrjes në rast të provokimit nga Irani. Rijadi e ka përqafuar këtë qëndrim të ri të SHBA-së dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman sugjeroi se do të luftojë Iranin në Liban, Irak dhe Jemen, madje edhe në tokën iraniane. Izraeli nga ana tjetër është përqendruar në Siri, ku ka sulmuar vazhdimisht bazat iranianë.

Deri më tani, Irani ka rifilluar testimin e raketave dhe po përdor grupet rebele në Irak për të kërcënuar batalionet e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, me presionni ekonomik që rëndon mbi qeverinë, ai ka të ngjarë të behët me agresiv.

Burimi kryesor i tensionit, deri më tani, ka qenë tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ndaj vendeve që bëjnë në biznes me Teheranin.

SHBA-ja dhe Arabia shpresojnë që sanksionet do ta detyrojnë Iranin të ndryshojë sjellje, ose më tej do të çojnë në shembjen e menjëhershme të regjimit, por në fakt shtrëngimi ekonomik po dëmton iranianët e zakonshëm dhe jo qeverinë. Si hakmarrje, Teherani mund të zgjerojë praninë e tij në rajon, për shembull duke inkurajuar militantët shiitë irakianë të sulmojnë bazat amerikane në SHBA në Irak.

Në Siri, Izraeli ka qenë deri tani i aftë të godasë objektivat iraniane pa nxitur një konflikt më të gjerë, por Teherani ka të ngjarë të kundërpërgjigjet. Fatkeqësisht përgjatë vitit 2019, këto dinamika kanë të ngjarë të rriten.

Siria

Edhe pse gjatë vitit 2018 u vu nën kontroll, konflikti sirian ka të ngjarë të përshkallëzohet me tërheqjen e trupave amerikane. Për një moment, dukej se regjimi i Bashar al-Assad, me ndihmën e iranianëve dhe rusëve, do të fitonte betejën e tij kundër opozitës. Lufta kundër Shtetit Islamik po afrohej në vijën e finishit. Aktorët e huaj po ruanin një ekuilibër të brishtë në pjesë të ndryshme të Sirisë: Izraeli, Irani dhe Rusia në jugperëndim; Rusia dhe Turqia në veriperëndim; dhe Shtetet e Bashkuara dhe Turqia në verilindje.

Por me një thirrje telefonike në mes të dhjetorit, Trump i komunikoi presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan tërheqjen e trupave amerikane, duke e shembur këtë ekuilibër delikat. Tanimë shanset për një konflikt të përgjakshëm që përfshin Turqinë, aleatët e saj sirianë, dhe regjimin e Asadit janë rritur, duke i ofruar Shtetit Islamik terrenin që i duhej për t’u fuqizuar.

Kurdët sirianë (YPG) tani mund të përballet me një sulm nga Turqia, që i konsideron si një organizatë terroriste për shkak të lidhjeve me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Ata mund të përballen po ashtu me një sulm nga regjimi i Asadit i cili synon të rivendosë kontrollin mbi të gjitha pjesët e vendit. Në mes të këtij të kaosi, ISIS-it i jepet mundësia për t’u riorganizuar dhe rimarrë disa nga territoret që ka humbur gjatë dy viteve të fundit.

Nigeria

Nigerianët do të shkojnë në votime në shkurt të vitit 2019 për të zgjedhur një president dhe legjislaturë të re federale, dhe në mars do të zgjedhin guvernatorët dhe ligjvënësit e shtetit. Zgjedhjet në Nigeriane kanë qenë gjithnjë të dhunshme, por këtë herë kushtet nuk janë aspak favorizuese.

Gara presidenciale midis Muhammad Buharit dhe rivalit të tij kryesor, ish-nënkryetarit Atiku Abubakar është e ashpër. Mosmarrëveshjet ndërmjet Buharit dhe udhëheqësve të dy dhomave të parlamentit, të cilët u larguan nga partia qeverisëse në korrik, vonuan fondet për komisionin zgjedhor dhe agjencitë e sigurisë, duke penguar përgatitjet për zgjedhjet. Mosbesimi i opozitës dhe ai i forcave të sigurisë rrit rreziqet e protestave gjatë dhe pas votimit. Protesta të tilla kanë gjithnjë një precedent për dhunë, pasi demonstratat pas zgjedhjeve të vitit 2011 çuan në sulme masive ndaj pakicave në të gjithë Nigerinë, duke lënë më shumë se 800 viktima.

Zgjedhjet duket se vijnë mes një sfidash të tjera. Nivelet e krimit dhe pasiguria e përgjithshme mbeten të larta në pjesën më të madhe të vendit. Civilët në verilindje janë ata që po mbajnë barrën e konfliktit brutal midis trupave qeveritare dhe kryengritësve të Boko Haram, një fraksion i dhunshëm militant.

Kamerun

Kriza në zonat anglofone të Kamerunit është në prag të përshkallëzimit në luftë civile, duke çuar në destabilizimin e një vendi që dikur konsiderohej një ishull i qetë në një rajon të trazuar. Kriza është përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2016, kur mësuesit dhe avokatët anglezë dolën në rrugë për të protestuar ndaj përdorimit rrënjësor të frëngjishtes në sistemin arsimor dhe ligjor. Demonstrimet e tyre çuan në protesta më të gjera mbi margjinalizimin e pakicës angleze në Kamerun, e cila përfaqëson rreth një të pestën e popullsisë së vendit.

Qeveria refuzoi të pranojë ankesat e anglofonëve, duke shtypur protestat dhe duke burgosur aktivistët. Ky vendim nxiti zemërimin e qytetarëve, duke bërë shumë protestues të dilnin në rrugë, ndërkohë që zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në tetor, gjatë të cilave Presidenti Paul Biya, 85 vjeç dhe me më pushtet se 36 vjet në pushtet, fitoi një tjetër mandat, çuan në përkeqësimin e situatës.

Pothuajse 10 milicitë separatiste tani ballafaqohen me forcat qeveritare, ndërsa dy organizata ofrojnë drejtim nga jashtë: qeveria e përkohshme e Ambazonisë (emri i supozuar i shtetit të vetëshpallur anglofon) dhe Këshilli Drejtues i Ambazonisë.

Sipas vlerësimeve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, luftimet kanë vrarë gati 200 ushtarë, xhandarë dhe oficerë policie dhe kanë lënë më shumë se 600 viktimave në mesin e separatistëve. Të paktën 500 civilë kanë vdekur.

Autoritetet e Kamerunit bënë një lëvizje të mirëpritur në mes të dhjetorit, duke liruar 289 të burgosur anglofonë, megjithëse qindra të tjerë, duke përfshirë udhëheqësit separatistë, janë ende prapa hekurave. Mbetet e paqartë nëse kjo sinjalizon një ndryshim të vërtetë të nga qeveria, e cila duket e vendosur të shtypë kryengritësit në vend që të adresojë shqetësimet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë