Sociale

10 të vdekur, 656 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 10 pacientë nga Covid-19, 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.
Në këto 24 orë janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. "Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar," shkruan Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë  875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokaster 551
Kukës 392
Dibër 170


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë