Shkencë

60 vjet NASA – Imazhet që tregojnë arritjet e agjencisë hapësinore

Arritjet e NASA-s janë treguar në 400 imazhe të cilat u publikuan për 60-vjetorin e agjencisë ndërkombëtare të hapësirës.
Gjatë gjithë historisë së saj 60-vjeçare, NASA ka vendosur satelitë në Mars, ka kapur imazhe të një sërë planetesh dhe asteroidesh dhe madje ka dërguar njerëzit në Hënë.
Ky udhëtim i pabesueshëm është përjetësuar nëpërmjet fotografive, që u shfaqën në konferencën e 60-vjetorit. Imazhet përqendrohen shumë në epokën e garës hapësinore dhe në misionet Apollo, të cilat konsiderohen gjerësisht si "Epoka e Artë" e agjencisë.
"Natyrisht, ka shumë të dhëna që tregojnë arritjet tona por ne dëshironim që t’i pasqyronim edhe nëpërmjet fotografive,” tha Piers Bizony, autori dhe redaktori i librit të New Scientist.
NASA u krijua në 1 tetor 1958, si agjencia e parë ndërkombëtare e hapësirës në botë. Brenda një dekade, agjencia ndërmori hapa për sigurinë e pjesës më të madhe të shteteve në botë. Filloi si një agjenci e cila trajnonte ekipe agjentësh që eksperimentonin raketa të vogla dhe tani është bërë një lider botëror në aeronautikë. /DailyMail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë