Sociale

60 mjekë e infermierë nisen sërisht drejt Italisë

Pas  30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën herën e parë për t’i shkuar në ndihmë shtetit italian gjatë pandemisë së koronavirusit të ri, 60 infermierë dhe mjekë  të tjerë janë nisur disa minuta më parë në të njëjtin destinacion.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i ka përcjellë në Rinas dhe i ka falënderuar për gatishmërinë e tyre.

“Kontributi juaj është i vyer në këtë situatë. Është momenti të tregojmë solidaritet. Të gjithë së bashku do ia dalim”, tha Manastirliu.

Mjekët dhe infermierët që do të japin kontributin e tyre në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2609308059389230/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë