Sociale

6 viktima dhe 136 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit nga Covid-19. Shërohen 74 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë nga koronavirusi. Një ndër ta është skulptori i njohur, Arben Bajo. Gjithashtu në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

MSH shprehet se 136 njerëz janë infektuar në të gjithë Shqipërinë me Covid-19 në 24 orët e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria thotë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ndër të tjera, Ministria u rikujton qytetarëve se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)

Testime totale            45942

Raste pozitive              6411

Raste të shëruara         3342

Raste Aktive                2870

Humbje jete             199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1589

Durrës             361

Shkodër           249

Fier                  116

Vlorë               110

Kukës              94

Lezhë              92

Korçë              82

Elbasan           66

Berat               45

Dibër               35

Gjirokastër      31


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë