Ekonomi

6 terma ekonomikë që mësuam gjatë pandemisë

Recesioni ekonomik i ardhur nga pandemia globale e Covid-19 la shenja në ekonomi dhe nxorri terma të tjera lidhur me të. Disa duan të dinë çfarë funksionoi dhe çfarë jo gjatë karantinës. Të tjerë duan të dinë për dëmet dhe mundësitë e të ardhmes.

Tregu i reflacionit

Reflacioni është koha e shkurtër në të cilën ekonomia rritet vrullshëm dhe ndiqet nga një tkurrje e madhe, siç ndodhi në pandemi. Tregu i reflacionit është bastet apo paratë e hedhura në aksione dhe mallra për pro apo kundër rimëkëmbjes dhe inflacionit.

Kur studimet treguan se vaksina anti-Covid mund të përmirësoje situatën dhe ekonominë, nisi tregu i reflacionit. Pjesë e saj u bënë kompani ajrore, detare dhe operatorë turistikë.

Aktivet/mallra të sigurtë

Borxhi afatgjatë i Thesarit amerikan ka qenë gjithmonë aktivi më i sigurtë në botë. Likuid, me afate të ndryshme maturiteti dhe shërben si benchmark i obligacioneve në dollarë.

Investitorët u drejtohen aktiveve të sigurta në kohë trazirash dhe kërkojnë një premium për të mbajtur borxhe të tjerë, më të rrezikshëm. Përpjekjet për të krijuar një rival europian për thesaret e SHBA kanë filluar pjesërisht. Por tani fondi i shpëtimit pandemik i Bashkimit Evropian po spastron huazimet e përbashkëta të mbështetura nga të gjitha 27 vendet anëtare, duke krijuar rreth 900 miliardë euro (1.1 trilionë dollarë) në instrumente të rinj që mund të “pushtojnë” bonot gjermane si shtylla kurrizore e tregut të kreditit të rajonit.

Stabilizues automatikë

A munden programet e ndihmës qeveritare të ndizen dhe çaktivizohen vetë? Të ashtuquajturit stabilizues automatikë, siç janë programet e punësimit dhe mirëqenies që zgjerohen dhe tkurren pa asnjë veprim të kërkuar nga ligjvënësit, janë ndërtuar në ekonomitë më të zhvilluara në të gjithë globin, por janë më të fortat në Europën Veriore dhe Perëndimore. Në të kundërt, SHBA mbështetet më shumë në shpenzimet që janë propozuar, debatuar dhe ndonjëherë të miratuara nga udhëheqësit e zgjedhur. Disa ligjvënës amerikanë duan të vendosin më shumë programe në pilot automatik.

Kontejnerizimi

Që kur u prezantua në fitvitet 50’, transporti i mallrave ka luajtur rol thelbësor në shoqërinë tonë dhe ekonomi. Pandemia na bëri ta kuptojmë këtë gjë kur furnizimi me kontejnerë u shkurtua pak gjatë periudhës kur duhej më së shumti, duke përçarë tregjet e furnizimit dhe duke rritur kostot.

Sipas Container xChange, një platformë online me seli në Hamburg, 25 milion kontejnerë në të gjithë botën bëjnë 170 milion udhëtime në vit, plus 55 milion udhëtime shtesë kur janë bosh. Kontejnerizimi mund të dëmtohet kur përpiqet të përshtatet me goditjet që merr, të tilla sirasti kur një anije gjigande kontejnerësh bllokoi Kanalin e Suezit në fund të Marsit, duke trazuar trafikun detar.

Supercikli

Bakri, farat e sojës dhe lëndët drusore ishin produktet që pësuan rritje çmimi ndërkohë që bota po dilte [pjesërisht nga karantina.

Çmimet në rritje, të nxitura nga ndihmat ekonomike që po shpërndanin qeveritë, rritën mundësinë e një supercikli, për vite me radhë, në lëndët e para. Ka pasur katër supercikle që nga fillimi i shekullit të 20-të, secila e nxitur nga një ngjarje socio-ekonomike transformuese: industrializimi i SHBA në fillimin e viteve 1900, riarmatimi global në vitet '30, rindërtimi i Europës dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ekonomia e Kinës që nisi të rritej nga fillimi i viteve 2000. Disa analistë thonë se lufta kundër ndryshimit të klimës mund ta kthejë bumin e mallrave aktualë në një super cikël.

Taksa globale minimale

Kompanitë e mëdha kanë përdorur prej kohësh mënyra “mashtruese”, por ligjore për të paguar pak ose aspak taksa mbi të ardhurar. P.sh, regjistrmi i fitimeve të një klienti nga Boston në Bermuda, ku nuk ka taksë mbi të ardhurat e korporatave. Lidhur me këët u dhanë dy ide; vendosja e një niveli minimal të taksave të korporatave në të gjithë botën, dhe rishkrimi i rregullave për shpërndarjen e atyre të ardhurave midis vendeve.

Fillimisht propozimi erdhi nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili propozoi të vendosej taksimi me normë minimale globale për korporatat 15%.

 

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë