Sociale

6 të vdekur me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se këtë të shtunë (4 korrik) deri në orën 17:00, në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19. Sipas MSH-së, pacientët që kanë ndërruar jetë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë. Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim. /Zëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë