Sociale

6 të vdekur dhe 93 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Mjekja Flutura Beqo ka deklaruar se në 24 orë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë nga Covid-19, një 63 vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 70-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Librazhdi, një 72-vjeçar nga Kukësi dhe një 88-vjeçar nga Dibra, gjithashtu janë shtuar dhe 93 raste të reja.
Mjekja theksoi se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. 
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes," shtoi Beqo.

Mjekja tha për qytetarët nëse dyshojnë se janë të prekur ose kanë shenja të sëmundjes, duhet të izolohen dhe të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë