Sociale

6 të vdekur dhe 376 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.Gjithashtu, janë kryer 1575 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.

Më tej thuhet se më 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14299
Fier 1803
Shkodër 1357
Durrës 1300
Lezhë 1001
Vlorë 1021
Korçë 887
Elbasan 903
Berat 798
Dibër 539
Gjirokastër 446
Kukës 389


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë