Sociale

6 të vdekur, 697 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë të prekur nga Covid-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë, 
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar," shpjegon ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13857
Fier 1743
Shkodër 1309
Durrës 1238
Vlorë 960
Lezhë 958
Korçë 881
Elbasan 851
Berat 776
Dibër 515
Gjirokastër 457
Kukës 402


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë