Sociale

6 raste të reja me Covid-19, 1 prej tyre personel shëndetësor

Në numrin e personave të infektuar janë shtuar edhe 6 raste të reja me Covid-19 dhe kështu numri total i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 1143.

Eugena Tomini nga ISHP, ka bërë me dije se strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht në një shkallë të lartë gatishmërie.  Nga rastet e konfirmuara  janë 4 në Tiranë, 1 rast në Durrës dhe 1 në Mat, një ndër ta edhe personel shëndetësor.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar se 76 vjeçarja, por të cilën u përfol në media se ishte viktima e 34 e Covid-19 në vendin tonë, nuk ka vdekur nga virusi por nga tumori i pankreasit me metastaza hepatike

Ministria deklaroi se sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.

“Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufijve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19,” u shpreh Tomini.

Më tej ekspertja e shërbimit të epidemiologjisë theksoi se është në dorën e qytetarëve kontrolli i situatës epidemiologjike. Ajo bëri thirrje ehe një herë që të mos neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe të personat që kanë simptoma të kontaktojnë menjherë në nurmin e urgjencës  kombëtare 127, ndërsa për informacion apo këshillim psikologjik të tlefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 147 raste

Durrës 28 raste

Krujë 17 raste

Shkodër 10 raste

Kamëz 10 raste

Mat 9 raste

Lushnje 6 raste

 Berat 2 raste

Fier 2 raste

Korçë 1 rast

 Librazhd 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë