Motosport

6 konstruktorë, 23 pilotë, 1 titull

“WorldSBK 2025” pritet të jetë konkurues, dramatik dhe më afër kategorive simotra. Kur starti është pas derës me garën e parë në raundin australin në “Phillip Island circuit” ngrihet gjithnjë e më shumë pyetja – A do të mbyllet më shumë diferenca? Ndryshimet e reja në rregullore kanë një qëllim në WorldSBK, gara e 1000 që do të zhvillohet këtë vit të jetë e denjë për historinë. Një sezon më parë lufta për titull u zhvillua mes Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) dhe Nicolo Bulega (Aruba.it Racing – Ducati). Binom që në Estoril u nda nga diferenca më e vogël në historinë e disiplinës, vetëm 0.003 sekonda. 

Danilo Petrucci (Barni Spark Racing Team) dhe Andrea Iannone (Team Pata GoEleven)

Rivalitet që do të vazhdojë këtë sezon por të tjerë pritet të përfshihen në garë. Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) dhe Jonathan Rea (Pata Maxus Yamaha) do tentojnë ta nisin aty kur e lanë në 2024. Scott Redding (MGM BONOVO Racing) pritet të ketë shanse të përmirësuara pas rikthimit me një motor Ducati. Danilo Petrucci (Barni Spark Racing Team) dhe Andrea Iannone (Team Pata GoEleven) që fituan gara një vit më parë, do provojnë të rrisin numrin e tyre gjatë vitit 2025

Montella, Sofuoglu, Vickers dhe Zaidi do të debutojnë në “WorldSBK 2025”

Viti 2024 pa se si 8 pilotë fituan të paktën një garë, për të parën herë nga viti 2012 ku ishin 9, nga 3 konstruktorë të ndryshëm. Razgatlioglu, Bautista, Bulega, Petrucci, Iannone ishin fitues në fjalë dhe pas tyre zëvendësuesi Nicholas Spinelli me “Barni Ducati”. Alex Lowes (bimota by Kawasaki Racing Team) fitoi dy herë në bordin e Kawasaki ZX-10RR në Australi ndërsa Michael van der Mark (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) triumfoi në pistën e lagur të Magny-Cours. 5 të tjerë u ngjitën në podium për një total prej 13 pilotësh, numri më i lartë prej vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë