Sociale

6 humbje jete, 122 raste të reja dhe 141 të shëruar nga COVID-19 në 24 orë

Mjekja Flutura Beqo ka bërë me dije se 6 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar, ndërkohë që janë shtuar 122 raste të reja dhe Beqo tregoi se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. 
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes,"shtoi mjekja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2058
Durrës 490
Shkodër 294
Lezhë 190
Korçë 155
Fier 134
Elbasan 132
Kukës 126
Vlorë 121
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 38


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë