Numri i viktimave nga shpërthim i koronavirusi në Itali është rritur në 34, pasi pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar.
Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Itali tha se numri rasteve të konfirmuara të virusit ishte me 500 brenda ditës, duke arritur nga 1,128 në 1,694 pacientë.
Lajmi i mirë është se 83 persona ishin rikuperuar plotësisht, ndërsa 140 pacientë ishin në kujdes intensiv. “Shumica dërrmuese e personave që kanë rezultuar me koronavirus kanë patur shumë pak, ose fare simptoma”, shkruan “Correre della Sera”.
Pjesë më e madhe e të gjitha rasteve janë përqendruar në rajonet e pasura veriore të Lombardisë, Veneto dhe Emilia Romagna. Qeveria ka urdhëruar që shkollat dhe universitetet të qëndrojnë të mbyllura atje edhe për këtë javë, ndërkohë që të gjitha tubimet publike janë ndaluar në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Ndërkohë që numri i të prekurve rritet, qeveria po shqetësohet gjithnjë e më shumë për perspektivën ekonomike. Ministri i ekonomisë Roberto Gualtieri njoftoi se kabineti do të aprovojë 3.6 miliardë euro fonde për të ndihmuar kompanitë.
“Dua të siguroj italianët se ne jemi mirë të vetëdijshëm për problemet dhe rreziqet,” tha Gualtieri, duke shtuar se nëse do të ishte e nevojshme ndihma shtesë do të duhej të vinte në nivel evropian.
Politikanët e opozitës thanë që propozimet ishin shumë të kufizuara, me kreun e Lega Nord, Matteo Salvini, duke kërkuar “të paktën 20 miliardë euro” të shpenzimeve shtesë.
Dyert e “Duomos”, katedrales së famshme të Milano u hapën sot në orën 8 për një lutje të shkurtër, ndërkohë që besimtarët që duan të vizitojnë katedralen, do të duhet të hyjnë në një numër të kufizuar për të shmangur tubimet.
Ndërkohë, rasti i parë me koronavirus është e regjistruar në Sardenjë. Të gjithë personat që kanë rënë në kontakt me të janë për momentin në izolim.

Giovanni Rezza, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive shpjegon në një program radiofonik se është e nevojshme të shmanget paniku, edhe pse tendenca e epidemisë është ende në një fazë të rritjes.
“Ne nuk e dimë nëse ai ka arritur kulmin, por është normale që kur numri i çështjeve të rritet, edhe rastet më serioze të rriten. “Shpresa jonë është rritja e temperaturave, sepse ne priremi të jemi më shumë jashtë.”, tha ai, duke theksuar se njerëzit duhet të shmangin kontaktet e drejtëpërdrejta këtë periudhë. “Në këtë periudhë është më mirë të jesh anti-social, është një masë e përkohshme, do të kalojë”
Një nga sektorët më të goditur nga koronavirusi është turizmi, i cili përbën 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me hotelet që raportojnë anulime në masë edhe në qytete me pak, ose aspak të prekur, siç është Roma.

Duke nënvizuar sfidat, Turqia të dielën ndaloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Japonia këshilluan qytetarët të mos udhëtojnë në veri të Italisë, duke përfshirë pikat turistike si Venecia dhe Verona.
Kinematë, diskotekat, kinematë dhe teatrot, përfshirë shtëpinë prestigjioze të operës “La Scala” në Milano, duhet të qëndrojnë të mbyllura për një periudhë të pakufizuar, ndërkohë që muzetë do të lejohen të rihapen për një numër të kufizuar vizitorësh.
Për herë të parë, një kishë në zemër të Romës njoftoi se po mbyllej si masë paraprake pasi një prift që kishte punuar atje ishte infektuar. Kisha në Piazza Navona është veçanërisht popullore nga turistët sepse ka piktura nga Caravaggio.
Një agjenci e lajmeve tha se prifti 43-vjeçari i kësaj kishe ishte kthyer në Paris me makinë në mes të shkurtit dhe rezultoi me koronavirus të premten.
Epidemia ka goditur edhe botën sportive, duke detyruar anulimin këtë fundjavë të pesë ndeshjeve të Serisë A. Shefi ekzekutiv i Interit, që po pretendon për titullin e Serisë A, paralajmëroi të dielën se sezoni mund të mos përfundojë fare nëse shtyhen ndeshjet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




