Sociale

5 vdekje dhe 123 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona si pasojë e Covid-19 një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.  Gjithashtu mjekja Mirela Cami  bëri me dije se janë shtuar edhe 123 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. 
"Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes,"shpjegoi Cami.

Më tej mjekja tregon se duhet të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth sëmundjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër 293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan 127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 34


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë