Sociale

5 të vdekur dhe 182 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Ditë me numër rekord testimesh

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndërruar jetë 5 qytetarë, një 64-vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçare nga Kurbini, një 73-vjeçare nga Korça, një 81-vjeçar nga Shijaku dhe një 75-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë në njoftim vihet re se sot është dita më e lartë e testimeve që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë.
Ministria njofton se janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës,” shkruhet më tej.
Gjithashtu theksohet se duke nisur që prej ditës së nesërme maska do të jetë e detyrueshme jashtë shtëpisë dhe qytetarët që dyshojnë se kanë Covid-19 të komunikojnë me Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të telefonojnë në numrin falas 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2869
Durrës 590
Shkodër 426
Korçë 304
Fier 284
Lezhë 276
Elbasan 238
Vlorë 203
Kukës 159
Berat 153
Dibër 80
Gjirokastër 66


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë