Sociale

5 të vdekur, 678 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 5 pacientë me Covid-19, nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70-81 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar," shpjegohet më tej.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë