Sociale

5 të vdekur, 656 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.
Më tej thuhet se janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14396
Fier 1821
Shkodër 1363
Durrës 1335
Lezhë 1005
Vlorë 1006
Korçë  913
Elbasan 918
Berat 802
Dibër 556
Gjirokastër 457
Kukës 382


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë