Sociale

5 të vdekur, 125 raste të reja dhe 43 të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid-19,një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Mjekja Marjeta Dervishi bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni

"Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.,"shpjegoi Dervishi.

Ndërkohë mjekja tha se personat e prekur nga Covid-19 duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose të telefonojnë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se janë të prekur nga Covid19.

Gjithashtu Dervishi nuk la pa permendur edhe linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2418

Durrës   549

Shkodër  373

Lezhë 286

Elbasan  266

Korçë 221

Fier   209

Vlorë 185

Kukës 143

Berat    105

Gjirokastër 67

Dibër     67


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë