Sociale

5 humbje jete, 153 raste të reja dhe 57 të shëruar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shtuar 153 raste të reja me Covid-19 dhe se 5 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.

Ministria thotë se e kanë humbur betejën me COVID-19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste të reja.

“Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndër të tjera, ministria thotë se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë iu rikujton edhe njëherë qytetarëve masat që duhet të respektojnë në përditshmëri:

  • Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
  • Ruani distancën në ambientet publike.
  • Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
  • Shmangni grumbullimet me shume njerëz, pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)

Testime totale        78886

Raste pozitive        12226

Raste të shëruara     6888

Raste Aktive           4980

Humbje jete 358  (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2444

Durrës 559

Shkodër 373

Lezhë 295

Elbasan 274

Korçë 237

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 143

Berat 106

Gjirokastër  69

Dibër 69


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë