Ekonomi

5 grafikë shpjegojnë Ekonominë Globale në 2018-ën

Ekonomia Globale e nisi 2018-ën me nota optimiste, duke zëvendësuar tkurrjen e 2017-ës në prodhimin global dhe tregtinë. Me humbjen e besimit të biznesit në parashikimet për ekonominë globale, si rrjedhojë edhe rritja u tkurr.

Arsyeja e kësaj humbjeje në momentin për të cilin flasim është pasojë e implementimit të tarifave doganore nga ekonomitë e mëdha—veçanërisht e SHBA-ve—dhe masat respektove të marra prej vendeve të tjera, përfshirë Kinën. Rritja e retorikës proteksionisten tregti është përkthyer në pasiguri të lartë për politikat tregtare, të cilat peshojnë në vendimmarrjet për investimet e ardhshme.

Pavarësisht këtyre veprimeve, ekonomia amerikane është zgjeruar me një ritëm të shpejtë në 2018, pas shkurtimit të taksave dhe shpenzimet rritën kërkesën e stimuluar. Rezerva Federale amerikane për pasojë ka vazhduar të rrisë normat e interesit. Normat e interesit për obligacionet amerikane afatgjatë janë rritur më pak, pasi investitorët nuhasin riskun e rritjes në të ardhmen dhe vlerësojnë sigurinë e letrave me vlerë të Thesarit amerikan.

Me rritjen e ekonomisë amerikane dhe normave të interesit, kjo ekonomi i ka tejkaluar ekonomitë e tjera të mëdha dhe dollari amerikan është më i vlerësuar kundrejt monedhave të tjera në 2018.

Disa tregje vulnerabël të ekonomive në zhvillim, kanë qenë nën presion pasi dollari amerikan ka fituar terren dhe niveli i riskut që investitorët global financiar ishin përgatitur për të pranuar ra. Shumica e këtyre vendeve kanë parë rritje në kostot e huamarrjeve të tyre të brendshme, por shtrirja e këtyre rritjeve ndryshon gjerësisht.

Si do të jetë ecuria e ekonomisë globale në 2019? Prisni deri më 21 janar, kur Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Botëror do të paraqesë këndvështrimin e FMN-së mbi zhvillimin e ekonomisë globale.

*Burimi: FMN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë