Lajme

“41 bis”, Shullazi kundër vendimit që e izolon: Abuziv dhe i kundërligjshëm

Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, avokati i Shullazit thotë se vendimi i marrë më herët nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është i kundraligjshëm dhe abuziv.

Avokati thotë se me këtë vendim është “cenuar rëndë parimi themelor i prezumimit të pafajësisë, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.

Në fund avokati kërkon shfuqizimin nga gjykata të vendimit pasi thotë se është në kundërshtim dhe me kushtetutën.

Por ndërkohë Shullazi nuk është i vetmi që del kundër vendimit, në të njëjtën linjë janë edhe Endrit Zela, Endrit Qyqja, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

7 personat që do vendosen në regjimin e posaçëm

1. Arbjon Aliko

2. Emiljano Shullazi

3. Blerim Shullazi

4. Gilmando Dani

5. Endrit Qyqja

6. Genci Balla

7. Endrit Zela


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë