Drejtësia

41-Bis, paralajmërohet regjimi i ashpër i burgut për të tjerë të dënuar VIP

Në regjimin e ashpër të izolimit nëpër burgjet shqiptare do të përfshihen edhe të dënuar të tjerë. Paralajmërimi është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë një aktiviteti trajnues me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policinë e burgjeve përgjegjëse për regjimin e posaçëm të njohur si 41-Bis, ministri i Drejtësisë bëri bilancin e të dënuarve që u janë nënshtruar regjimit të ashpër për lidhje me krimin e organizuar.

Pas kësaj, ministri Manja tha se po vlerësohet rrezikshmëria e disa emrave të tjerë VIP në burgjet shqiptare, duke paralajmëruar se do të ketë të tjerë të dënuar që do të përfshihen në këtë regjim.

Qëllimi i 41 Bis, njohur edhe si regjimi i ashpër i burgosjes është që të ndërpresë lidhjet e të burgosurve VIP, që nga qelia ja dalin mbanë shpesh që të komandojnë “ushtarët” e tyre jashtë, si për të drejtuar aktivitetet e paligjshme, ashtu edhe për të urdhëruar e porositur krime nga më të ndryshme, deri edhe në vrasje.

Për momentin janë tetë emra që janë të përfshirë në këtë regjim; Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Genci Balla, Arbër Çekaj, Arbion Aliko, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj.

Aktuaisht ne regjimin 41 bis jane izoluar 8 te denuar Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Çekaj, arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla

Regjimi i burgosjes së rëndë është importuar nën modelin italian, që matanë Adriatikut njihet si “Neni 41-Bis”. Sipas legjislacionit, nën këtë regjim të ashpërsimit të izolimit përfshihen të dënuarit për krim të organizuar dhe terrorizëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë