Futboll

400 vullnetarë po trajnohen për finalen e 25 majit

Gazeta Si - Përgatitje të gjithashme për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë. Më 25 maj gjithçka duhet të jetë perfekte, në mënyrë që Shqipërisë t’i bëhet një reklamë sa më e mirë. Atë ditë në stadium do të jenë edhe 400 vullnetarë.

Siguria është parësore dhe për finalen Roma-Fejnord do të jenë të angazhuara mbi 2000 forca policore. Organizimi për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme kërkon më shumë njerëz dhe FSHF-ja ka siguruar edhe 400 vullnetarë.

Foto ilustrurese. 400 vulllnetarë do angazhohen për finalen e 25 majit. Gazeta Si, 20 maj 2022

Këta vullnetarë të përzgjedhur, pasi kanë mësuar pozicionin që do të kenë në finale, por trajnohen për detyrën e tyre. Qendra e tyre tashmë është Pallati i Kongreseve, pranë stadiumit “Air Albania”.

Edlira Jaupaj, personi që drejton këta 400 vullnetarë, vlerëson seriozitetin e tyre në këtë angazhim. Për fshf.org ajo thekson se gjithçka po shkon shumë mirë deri tani.

“Përgatitjet po shkojnë më mirë se sa e prisnim. Jemi mbledhur te qendra e vullnetarëve dhe po organizojmë trajnimet. Po japim udhëzimet paraprake dhe uniformat. Vullnetarët janë në pozicionet, ku kanë aplikuar më parë.

Ka edhe nga ata vullnetarë që kanë aplikuar në tre pozicione. Shohim një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese. Kemi 100 vullnetarë, të cilët i kemi selektuar si më të mirët. Ata do të angazhohen jo vetëm me finalen, por edhe në ndeshje të tjera.

Vullnetarët janë njohës të gjuhëve të huaja, kanë një nivel të lartë. Trajnuesit janë shumë të kënaqur, pasi vullnetarët përmbushin të gjitha detyrimet. Po sjellim një gjë të re në Shqipëri”, - ka thënë Jaupaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë