Atletike

400-shi me pengesa më i shpejtë i të gjitha kohërave, McLaughlin vendos rekord

Përsëri një garë 400 metra me pengesa e jashtëzakonshme, përsëri një rekord botëror. Sydney McLaughlin ka mposhtur kampionen Dalilah Muhammad me 51”46. Gara ishte një derbi i ndezur amerikan, ku Muhammad provoi ta frikësonte shoqen e saj me një start të fuqishëm. Por McLaughlin rezistoi dhe në fund e parakaloi Muhammad, që u ndal në kohën 51”58.

Një garë shumë të mirë bëri edhe holandezja Femke Bol, e treta me kohën 52”03, një rekord europian ky. Ishte në fakt gara e 400 metrave me pengesa për femra më e shpejtë e të gjitha kohërave, po të marrim podin në kompleks, ashtu si ndodhi edhe me meshkujt vetëm 24 orë më parë.

Bëhet fjalë për rekordin e tretë botëror në “New National Stadium” të Tokios, pas venezuelijanes Yulimar Rojas në trehapësh dhe norvegjezit Karsten Warholm në 400 metra me pengesa për meshkuj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë