Katar 2022

40 mijë tifozë argjentinas në Doha për finalen, por 8 mijë janë pa biletë

Gazeta Si – Janë rreth 40 mijë tifozë argjentinas në Doha për finalen e së dielës me Francën, por jo të gjithë kanë një biletë për ta ndjekur skuadrën e zemrës në stadium. Sipas llogarive të autoriteteve lokale, të paktën 8 mijë janë pa biletë.

Vetëm dy ditë më parë policisë lokale iu desh të shpërndante, madje në mënyrë pak të ashpër sipas shtypit argjentinas, turmën me tifozë argjentinas që ishte mbledhur përpara ‘Hotel Jassim’.

Foto ilustruese. Tifoze argjentinas ne stadium. Gazeta Si, 17 dhjetor 2022

Aty qëndrojnë pjesa më e madhe e drejtuesve të Federatës Argjentinase të Futbollit, të cilëve tifozët u kërkojnë bileta. Ata kërkojnë biletat e kthyera nga ata persona që nuk mund të jenë të pranishëm në finale.

Një kaos i vërtetë, që mund të krijojë probleme për policinë katariote para finales Argjentinë-Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë