Nga Gazeta ‘Si’– Në samitin Shqipëri-Izrael, ku u bënë bashkë rreth 40 kompani izraelite me fokus sigurinë kibernetike, kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar lidhjet historike mes dy popujve.
“Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend në Europë që numëronte më shumë hebrenj se para se të niste lufta. Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë të cilët morën çdo hebre si vëlla ose motër dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo është një histori që unë e shtrëngoj fort. Unë e qeveria imë po bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që këtë histori ta rrëfejmë, për mënyrën se si duhet të shfaqemi në botën që jetojmë dhe si duhet të përgatitemi në të ardhmen, jo vetëm me hebrenjtë, por edhe të tjerët”, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.
Rama nuk la pa përmendur edhe strehimin e muxhahedinëve, gjest, që sipas tij, u pasua me hakmarrje nga regjimi iranian, në sistemet tona kibernetike.
“U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofrojmë online dhe ata synuan ta shkatërronin këtë, për të na cuar mbrapsht në kohën e errët të shërbimve publike në nivelin më të ulët. Në atë moment, Izraeli na u gjet si mik. Po ashtu miqtë tanë të Emirateve, e kështu i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam sidoqoftë se na duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje.
Shijojeni ushqimin tonë, mikpritjen tonë! Mos harroni kurrë se Shqipëria për hebrenjtë mbetet shtëpi! Çfarëdo të mendohet për qeverinë tuaj, një gjë është e sigurt, nuk ka antisemitizëm në Shqipëri dhe hebrenjtë janë gjithmonë të mirëpritur”, përfundoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje