Sociale

4 të vdekur nga Covid-19. Rekord i ri të infektuarish, me 289 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë është shënuar një tjetër rekord infektimesh me koronavirus, me 289 raste të reja nga 1402 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Fatkeqësisht 4 persona të tjerë kanë humbur jetën. Një prej tyre është një 37-vjeçar nga Korça i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ishte pa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë betejën me koronavirusin e kanë humbur dhe një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.
Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Covid-19 - Statistika (16 tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar ne 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402
Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste Aktive 6101
Humbje jete 443
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë