Sociale

4 të vdekur nga Covid-19. Bien infektimet: 292 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orëve të fundit në vendin tona ka pasur 292 raste të reja me Covid-19, çka shënon një rënie të rasteve të infektimeve, nga 2343 testime të kryera. Ndërkohë katër qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.
Më tej në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (18 janar 2021)
Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343
Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste Aktive 25,831
Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë