Sociale

4 të vdekur, por ulen ndjeshëm rastet e reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërkohë janë shtuar edhe 84 raste të reja. Mjekja Rovena Daja ka bërë me dije se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

“97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.,”

Më tej daja përsëriti për qytetarët se  nëse kanë shenja të sëmundjes të telegfonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, ose nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik dhe informacion të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2065

Durrës 525

 Shkodër 284

Fier 142

Lezhë 191

 Korçë 175

 Vlorë 131

 Kukës 136

Elbasan 162

Berat 80

Gjirokastër 41

Dibër 52


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë