Sociale

4 të vdekur, 301 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë të prekur nga Covid-19, një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça. Ndërkohë shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” shkruhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë