Sociale

4 të vdekur, 297 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë nga Covid-19; një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
"Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,
25 raste në Durrës dhe Korçë,
18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,
9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,
6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.,"cilsohet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë  456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë