Sociale

4 të vdekur dhe 178 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Covid-19 ka shkaktuar 4 viktima në vendin tonë. Eugena Tomini nga ISHP, bëri me dije se pacientët që ndërruan jetë ishin një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Më tej Tomini deklaroi se janë shtuar edhe 178 raste të reja, ndërkohë që ka bërë thirrje për qytetarët të kujdesen për higjienën personale, të ruajnë distancimin fizik dhe të shmangin grumbullimet.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse,” theksoi ekspertja e ISHP.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë