Sociale

4 të vdekur dhe 153 raste të reja në 24 orë. Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me Covid-19

153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Katër persona ndërruan jetë në këto 24 orë: një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.
Kurse të shëruar janë 130, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833. Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193, ku 13 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditën e sotme është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë, 5 me pak se ditën e djeshme (17), të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19, por vijojnë të marrin trajtim spitalor nga pasojat e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke theksuar se rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.
COVID-19 – Statistika (6 shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255
Raste të shëruara 6106
Raste Aktive 3833
Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2045
Durrës 450
Shkodër 302
Lezhë 216
Elbasan 160
Korçë 145
Vlorë 134
Kukës 132
Fier 111
Berat 68
Dibër 35
Gjirokastër 35


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë